Ky portier u denue me 50 mijë funte, kjo asht arsyeja


Portieri i Tottenham Hotspurit dhe Francës, Hugo Lloris asht dënue me 50 mijë funte dhe 20 muej ndalim vozitje te kerrit mbasi asht shpall fajtor për drejtim në gjendje të dehun.

31-vjeçari ka pranue se ishte i dehun dyfish ma shumë sesa limiti prej 35 mikrogramëve kur asht ndal nga policia për nji kontroll të zakonshme në Londër gjatë muejit Gusht.

Francezi kishte vozit kerrin me 15 milje në orë në nji zonë në të cilën lejohet vozitja deri në 30 milje.

Lloris ka kërkue falje për veprimet kur ishte ngrit akuza ndaj tij.

Shperndaje në: