Mos i leni n’asgja: Shejat që paralajmërojnë goditjen n’tru

Truni

Goditja në tru shkaktohet nga ndërpremja e qarkullimit të gjakut në tru. Për fat të keq, kjo asht arsyeja e katërt ma e madhe e vdekjeve te të rritunit.

Kur ndodh goditja, qelizat e trunit në zonën e caktueme fillojnë me vdekë, mbasi mbeten pa oksigjen dhe landë ushqyese, për të cilat kanë nevojë me funksionue.

Ma të rrezikuemit nga kjo smundje janë njerëzit që kanë probleme me zemrën dhe qarkullimin e gjakut. Për këta të smutë, mjekët rekomandojnë që të evitohet sa ma shumë: Ekspozimi ndaj diellit, sidomos në orët ma të nxehta të ditës; Temperaturat e nalta bahen shkak për rritjen e presionit të gjakut.

Faktorët kryesorë që ndikojnë në avancimin e kësaj smundje kaq të rrezikshme te gratë janë: Pilulat kontraceptive; Pimja e duhanit; Mbipesha dhe Migrena. Nëse këta katër faktorë kishin me u bashkue, rreziku për nji Insult cerebral kishte me qenë i dyfishtë dhe shumë i rrezikshëm për jetën, aq sa mundemi me thanë vdekjeprumës.

Shejat kryesore që paralajmërojnë goditjen në tru janë:

Vështirësi me folë. Ai flet në mënyrë të pakuptueshme (belbëzon) ose nuk mundet me shqiptue asnji fjalë, ose nuk i kuptohen fjalët;

Nuk i lëviz gjymtyrët, si p.sh dorën ose kambën;

Tërheqja e muskujve të ftyrës të asaj ane që nuk lëviz dorën ose kambën, pra ftyra bahet asimetrike (shtermbnim te buzës);

Urinon në mënyrë të pavullnetshme;

Të dridhuna të pjesshme ose në tanë trupin;

Të vjelluna

Nëse ju vëreni në trupin tuej nji ose ma shumë nga këto simptoma, mos pritni, por veproni: Drejtonu menjiherë te mjeku.

Shperndaje në: