Artmotion dhe Shkelqim Devolli na bijnë futboll prej Serbie! Reagon ministri Gashi


Kompania kabllore ‘Artmotion’ pronë e Shkelqim Devollit në mënyrë të kundërligjshme ka ble të drejtat televizive për transmetimin e Ligës së Kampionëve dhe Europa Ligës mbrenda territorit të Republikës së Kosovës nga Radiotelevizioni i Serbisë dhe Telekomi serb.

Për këtë rast ka reague edhe Ministri i Kulturës dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Është e papranueshme që pas aq shumë mundimeve, vuajtjeve e sakrificave për të ndërkombëtarizuar sportin e Kosovës, e veçanërisht futbollin, sot të ketë tendenca që të vihet në pikëpyetje anëtarësimi ynë në UEFA e FIFA, nga pretendimet për të transmetuar në Kosovë Ligën e Kampioneve të UEFA-së, përmes Radio Televizionit të Serbisë, ka shkrue Gashi në Facebook.

Postimi i Gashit:

Shperndaje në: