Zbarkon fuqishëm uragani ‘Florence’, mundet me vra ‘shumë njerëz’ në Amerikë (video)


Uragani ‘Florence’ ka nis me fshikullue pjesën e brishtë të Bregut Lindor të SHBA’ve

Zyrtarët paralajmërojnë për rritje të stuhive të rrezikshme për jetën në Karolinën Veriore dhe Jugore, mbasi uragani lëviz drejt tokës me shpejtësi maksimale të qëndrueshme të erës prej 150 km/h.

Ma shumë se 100,000 shtëpi tashma janë pa energji ndërsa kushtet e motit fillojnë me u përkeqësue.

Zyrtarët kanë paralajmërue se stuhia ka potencialin për me vra ‘shumë njerëz’ mes rreziqeve të përmbytjeve ‘katastrofike’.

Ma shumë se 1 milion njerëz përgjatë brigjeve të Karolinës së Veriut, Karolinës së Jugut dhe Virginia janë urdhnue me lëvizë.

Mija njerëz kishin marrë strehim në mjediset e emergjencës deri natën e së Ejtes.

Koridoret ishin mbush me turma njerëzish me batanije dhe dyshekë portativë.

Shperndaje në: