Çka thotë Drecun për krijimin e Ushtrisë në Kosovë!


Ngutë të Prishtinës zyrtare për me arritë marrëveshje përfundimtare me Beogradin dhe destabilizuese për dialogun e ka quejt Milovan Drecun, kryetari i Komisionit Parlamentar (serb) për Kosovën synimin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ky veprim tregon rritje e ngurrimit të Prishtinës për të arritur një marrëveshje përfundimtare me Beogradin dhe kjo sigurisht ka dëme dhe destabilizon dialogun në fushën e zgjidhjes përfundimtare të statusit të Kosovës”, thotë Drecun për RTS, tue kërkue që Prishtina me heqë dorë nga formimi i Ushtrisë.

“Kjo do të thotë që ata duhet të ndryshohet kushtetuta (e Kosovës) për të formuar të ashtuquajturat Forcat e Armatosura të Kosovës. Për të ndryshuar kushtetutën kërkohet miratimi edhe i përfaqësuesve serbë në parlamentin e Kosovës, Lista Serbe nuk do të lejojë atë”, ka thanë Drecun.

Ai ka kërkue nga bashkësia ndërkombëtare respektimin e Rezolutës 1244.

Shperndaje në: