22 shqiptarë arrestohen në Itali si pjesë e nji bande të prostitucionit

Patrullat policore të Milanos kanë arrestue 23 persona në total për shfrytëzim prostitucioni, të gjithë qytetarë të Shqipnisë me përjashtim të nji grueje rumune, që të gjithë rezidentë në provincat e Comos, Monzas dhe Brianzas.

Të ndaluemit akuzohen për shfrytëzim prostitucioni të të paktën 25 çikave, mes të cilave shqiptare, bullgare, moldave, polake, rumune dhe hungareze.

Tre prej tyne akuzohen edhe për posedim të paligjshëm armësh zjarri, ndërsa gjatë kontrolleve janë sekuestrue edhe rreth 25 mijë euro.

Arrestimet janë krye të Ejten, por vetëm sot janë publikue nga mediat italiane, ndërkohë që disa prej të ndaluemve rezultojnë persona deri dje në arrati./TCH/KP

Shperndaje në: