Vucic: Askush mos të tutet prej nji marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve të Kosovës

Askush në rajon nuk duhet me u tutë prej nji marrëveshje mes serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë, mbasi rajoni do të jetë ma i qëndrueshëm, ma i fortë dhe ekonomikisht ma tërheqës, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vucic, në nji intervistë për agjencinë britanike të lajmeve, Reuters.

”Nëse Beogradi arrin naj marrëveshje me Prishtinën, Serbisë duhen me ju dhanë garanci të qarta se ajo do t’i bashkohet BE’s në vitin 2025”, theksoi ai.

“Nëse na arrijmë nji marrëveshje, ajo duhet me qenë nji marrëveshje e plotë, që do të përfshijë jo vetëm marrëdhaniet mes nesh dhe shqiptarëve në Kosovë, por ajo duhet të përfshijë nji rezolutë të rrugës sonë europiane dhe të përparimit të matejshëm ekonomik”, shtoi Vucic në intervistën për Reuters’in.

Shperndaje në: