Projektligjet e Ushtrisë dërgohen në Kuvend, pritet procedimi i tyne

Dje, Qeveria e Kosovës ka ba miratimin e pakos së projektligjeve që rregullojnë rolin, funksionin dhe shërbimin e FSK’s.

Me të miratue këto projektligje Qeveria thotë se ato janë dërgue për procedim në Kuvend.

Kështu ka deklarue për lajmi.net, Halil Matoshi, këshilltar për media në kabinetin e kryeministrit të Kosovës.

“Qeveria e Kosovës e ka përmbushë agjendën e vet dhe tash asht çashtje e Kuvendit të Republikës se kur ato i procedon tutje. Sigurisht që dokumentet që miratohen në Qeveri dërgohen në Kuvendin e Republikës”, ka thanë ai.

Shperndaje në: