Ish-këshilltari i Hashim Thaçit votoi kundër liberalizimit të vizave (foto/dokument)

Nji prej deputetëve të Parlamentit Europian që ka votue të Ejten kundër liberalizimit të vizave për Kosovën, asht ish-këshilltari i Hashim Thaçit, francezi Arnaud Danjean.

Danjean, nji agjent francez i shërbimit sekret ka shërbye për disa vjet rresht për Presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi si këshilltar. Ai për herë të parë në Kosovë ka ardhë në vitin 2002 si pjesëtar i UNMIK’ut. Mbas përfundimit të misionit, ka shërbye si këshilltar i Thaçit që nga koha kur presidenti aktual ishte në opozitë.

Danjean, ka qenë njerii i afërm me Shërbimin Informativ të Kosovës, (SHIK) i udhëhequn nga Kadri Veseli. Ai asht nji nga njerëzit ma të përfolun për lidhje të shumta me Serbinë.

Të Ejten, Parlamenti Europian votoi pro liberalizimit të vizave për Kosovën, tue i hapë udhë heqjes së vizave dhe dhanies fund të izolimit të kosovarëve, të cilët janë të vetmit në Ballkan që nuk mund të lëvizin pa viza mbrenda zonës, “Schengen”.

Arnaud Danjean, asht zbulue nga vetë ish-shefi i shërbimit francez, Pierre Siramy, në nji dokumentar special të televizionit francez Canal +. Ai pretendonte se edhe vetë Thaçi ka qenë i rekrutuem nga shërbimi francez.

Simbas tij, në historinë e rekrutimit të Thaçit, ishte i përfshimë Arnaud Danjean, në atë kohë, Oficer Hulumtues për Çashtje të Ballkanit. Po ashtu, dokumentari zbulonte se Ushtria Çlirimtare e Kosovës asht furnizue me armë nga Parisi. Në intervistën për këtë televizion, Thaçi kishte thanë se Franca e ka ndihmue popullin e Kosovës, por jo atë personalisht.

Listing-the-third-countries-whose-nationals-must-be-in-possession-of-visas-when-crossing-the-external-borders-and-those-whose-nationals-are-exempt-from-that-requirement-Kosovo_-VoteWatch-Europe

Shperndaje në: