Policia e Kosovës arreston 31 persona të dyshuem për marrje me prostitucion


Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore (DHTQNJ), ka realizue nji operacion policor, i cili ka rezultue me arrestimin e nji grupi të personave të dyshuem për marrje me prostitucion.

Personat e arrestuem në këtë rast janë gjithsej 31, prej të cilëve dy femna dhe 29 mashkuj.

Me këtë rast asht ba edhe identifikimi i katër personave të tjerë, të cilët dyshohet se momentalisht nuk gjenden në Kosovë, por do të paraqiten personalisht në Gjykatë.

Shperndaje në: