Hahn tregon se kur pret që Kosova e Serbia me arritë marrëveshje

Mendoj se të gjitha palët e përfshime janë të vetëdijshme se cili asht basti, çka asht reale dhe çka e mundshme, ka thanë komesari Hahn

Komesari i BE për zgjanim, Johannes Hahn,ka thanë se qëllimi i Bashkimit Europian asht që Kosova e Serbia të arrijnë marrëveshje deri në mes të vitit të ardhshëm.

“Duhet të jetë cak i yni që të kemi marrëveshje deri në gjysë të vitit të ardhshëm. Gjanat nuk do të jenë ma mirë nëse vazhdon puna, sepse do të kemi Komision të ri, përfaqësues të naltë të ri. Dhe duhet të fillohet përsëri”, ka thanë Hahn.

Shperndaje në: