Ky shtet asht prodhuesi ma i madh i ri i naftës në botë

Shtetet e Bashkueme të Amerikës kanë dalë në vendin e parë të prodhuesve globalë të naftës për herë të parë mbas 45 vjetesh

Për herë të parë nga vit 1973, Shtetet e Bashkueme të Amerikës janë ngritë në vendin e parë të prodhuesve ma të mëdhej të naftës në botë, gjykue simbas raportit preliminar të Ministrisë së energjetikës, shkruen CNN.

Simbas të dhanave të tyne, ShBA në Gusht kanë prodhue rreth 11 milionë barelë naftë, me çka e kanë tejkalue Rusinë. Kjo njikohësisht asht hera e parë nga viti 1999 që ShBA prodhon naftë ma shumë se Rusia.

“Kjo asht e arritun historike dhe përkujtues për të gjithë që të mos vnoni bast kundër industrisë së naftës së ShBA’ve” – McNally.

Shperndaje në: