Eskalon sherri mes nuses dhe ish-vjehrrës, tension në emision! (video)

Emisioni me “Me zemër të hapur” në ‘News24’ ka vazhdue përballjen e dytë mes ish-vjehrrës Natasha me ish-nusen e djalit të saj, Eglantina. Grueja nga Saranda pretendon se nipi i saj, i cili tashma asht nën kujdestarinë e nanës së tij, dhunohet nga baba i Eglantinës. Natasha ka akuzue ish-nusen e saj se dokumenti i paraqitun për vlerësimin e fëmiut nga psikologu, asht i fallsifikuem.

Kaq ka mjaftue që situata të tensionohej mes tyne në emision, kur ish-vjehrra Natasha, shpërtheu në akuza të ashpra tue e akuzue se ka fallsifikue dokumentin, ndërsa nuk ngurron me u çuenë kambë në mes të emisionit, shkruen ‘BalkanWeb’.

Shperndaje në: