Edhe Avni Arifi kandidat për ambasador në këtë vend arab!

Avni Arifi, shef i kabinetit të Kryeministrit Ramush Haradinaj, shumë shpejt ka me u largue nga kjo pozitë, e edhe nga shteti i Kosovës.

Kjo ngase në ditët në vazhdim ai pret emnimin zyrtar si ambasador në Emiratet Arabe.

Gazeta Blic ka pa dokumentin në të cilin Ministri i MPJ’s, Behgjet Pacolli ka dërgue emnin e Avni Arifit në komisionin për Punë të Jashtme ku edhe pritet miratimi i tij.

Dokumenti i siguruem nga ka këtë përmbajtje:

E nderuara Znj. Osmani

Të nderuar anëtar të Komisionit Parlamentar

Me konsideratën më të lartë për punën tuaj dhe komisionit për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike, në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ju dërgoj në besim emrin e kandidatit Z.Avni Afrifi, me qëllim të vijimit të procedurave për emërimin e tij në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi.

Ministria e Punëve të Jashtme është siguruar që kandidatit Z,Avni Arifi i plotëson kriteret e përcaktuara në paragrafin 1 të nenit 6, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 1 të Ligjit Nr. 03/L-207 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës

Bazuar në fushëveprimin e komisionit për Punë të Jashtme Diasporë dhe Investime Strategjike, kërkoj nga ju që të vijoni procedurat për emërimin e kandidatit të sipër përmendur, në pozitën e Shefit të Misionit Diplomatik në Emiratet e Bashkuara Arabe/ Abu Dabi, sipas nenit 7, i ndryshuar dhe i plotësuar me nenin 2 të Ligjit Nr. 03/L-207 për Ndryshimin dhe Plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-044 për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosovës”

Emri i tij asht dërgue në komision dje me datën 13.09.2018

Gazeta ka kontaktue me Arifin, i cili nuk ka dasht me folë, por as nuk e ka mohue lajmin.

Ai ka thanë se nuk ka koment për këtë.

“Nuk kam koment për këtë çështje”  ka thanë Arifi.

Mbasi të kaloj në komision emni i Arifit duhet me u nënshkrue nga Presidenti i vendit dhe më pas me dhanë pëlqimin edhe UAE.

Shperndaje në: