Shtrejtohen nafta dhe benzini në Kosovë, këto janë çmimet!

nafta

Çmimi i derivateve në Kosovë asht ngritë javëve të fundit. Këto çmime janë rritë për rreth 10 cent, ndërsa krahasuae me vitin e kaluem çmimet janë ngritë për 20 cent.

Aktualisht çmimi i derivateve në Kosovë varijon prej 1.19 euro për naftë, ndërsa për benzin deri 1.22.

Në shoqatën e naftarëve kanë tregue për KosovaPress se çmimet kanë pësue disa ndryshime në këtë vit.

Kryetari i shoqatës së naftarëve të Kosovës, Fadil Berjani, thotë se kjo ngritje e çmimeve ka ardhë si shkak i berzës ndërkombëtare.

Sa i përket rritjes së çmimit, ne pikat e karburanteve në Kosovë jemi tregtarë. Diktohet çmimi nga berza dhe nga organizata prodhuese OPEK. Në Kosovë çmimet sillen 1. 19 – 1.20 euro… Ndërsa qe një javë është i njëjti çmim në tregun kosovar. Por, ne nuk jemi ata që diktojmë çmimin, sepse ne nuk kemi rafineri… Ne në një farë forme jemi tregtarë, ku çmimi na diktohet nga furnizimi, të cilin e bëjmë nga shtetet në regjion, prej Serbisë, prej Shqipërisë, prej Maqedonisë dhe Greqisë”, ka theksue Berjani.

Ndërsa, për mungesë të cilësisë së derivateve, ai shton se Shoqata e Naftarëve ka kërkue të kontrollohet në kufi, sepse kjo cilësi asht tue u kontrollue mjaft pak.

Cilësia e naftës, ne gjithmonë kemi kërkuar që të kontrollohet në kufi, por cilësia është në një farë forme, është duke u kontrolluar shumë pak. Kemi bërë apel në Doganë, edhe me shkrim që të kontrollohet cilësia sa më shumë, sepse edhe qytetarët janë më të sigurt që të kenë një derivate më të mirë… kemi kontroll të vogël të cilësisë”, ka thanë ai.

Shperndaje në: