Mos e huqni, kjo asht golla e 500, ma spektakolare e Ibrahimovic (video)

Zlatan Ibrahimovic vazhdon me pasë fjalën e fundit në MLS për golla të bukura.

LA Galaxy u mposht me rezultat 5-3 nga Toronto, por të pranishmit në tribuna kishin mundësinë me pa nji goll tejet të bukur nga sulmuesi suedez.

Ibrahimovic realizoi në mënyrë akrobatike në minutën e 45’të gollin e 500’të në karrierën e tij.

36-vjeçari tash i bashkohet Lionel Messit dhe Cristiano Ronaldos si lojtarët e vetëm aktivë që kanë arritë shifrën 500 gollave.

Shperndaje në: