‘Dridhet’ Japonia, 300 mijë ushtarë rusë i zbarkojnë pranë kufinit (foto)

Rusia asht tue zhvillue stërvitjen ma të madhe ushtarake të 40 viteve të fundit në brigjet e detit të Japonisë, në Slavyanka.

300,000 trupa ushtarake, detare, tokësore dhe ajrore janë dislokue në Slavyanka për me zhvillue për disa ditë stërvitjen ma të madhe ushtarake në Rusi, që nga koha e shpërbamjes së Bashkimit Sovjetik.

Zhvillimi i stërvitjes në Slavyanka asht nji provë force e Rusisë, mbasi shumë pranë kësaj zone asht vija kufitare tokësore me Kinën, por edhe me Korenë e Veriut, ndërsa në anën tjetër të bregut asht Japonia.

Por shqetësimi i Japonisë, nuk asht vetëm nji incident mes fqinjëve që mundet me shkaktue nisjen e luftës, por ngritja e kësaj baze të madhe ushtarake fare pranë ishujve Kuril, për të cilat Tokio ka pretendimet e veta territoriale.

Shperndaje në: