Sulm me armë në Bruksel, raportohet për të plagosun

Të shtëna me armë janë regjistrue në Bruksel, ndërsa raportohet për dy të plagosun.

Ngjarja ka ndodh rreth ores 9:40 te mengjesit në qendër te kryeqytetit belg.

Zjarri asht hap nga 5-6 persona, të cilët thuhet se janë largue me kerr.

Lajmi bahet i ditun nga e përditshmja belge ‘Le Soir’, referue zadhanësit të policisë së Brukselit, Ilse Van de Keere.

Nga të dhanat paraprake mesohet se nji nga personat e lënduem ka marrë plumb në kambë.

Zona ndodhet nën mbikëqyrjen e forcave policore, ndërsa autoritetet janë vu mbas autorëve, të cilët kanë arritë me u largue nga vendi i ngjarjes.

 

Shperndaje në: