Edhe Britania e Madhe po rrezikohet nga nji uragan i fuqishëm (foto)

Nji uragan vdekjeprues me shira të rrëmbyeshëm dhe erna të forta ka me goditë Britaninë e Madhe së shpejti.

Paralajmërimi i ‘rrezikut’ për jetën ka ngjall tutë kudo në rrugë dhe aeroporte.

Fluturimet e parashikueme munden me u ndërpre.

Uraganet ‘Isaac’ dhe ‘Helene’ po rrahin Atlantikun mbas ‘Florence’, nga e cila u raportuen 13 viktima.

Zyrat meteorologjike kanë këshillue me kontrollue motin shpesh në rast se stuhia e fuqishme bahet ma e rrezikshme.

Meteorologu Alex Deakin tha se “Helene është një zonë intensive me presion të ulët,” ndërsa shton se kur ka me goditë Mbretninë e Bashkueme ka me sjellë nji stuhi tropikale me vete.

Drakin tha se vetëm pak ditë na ndajnë nga stuhia.

“Ju lutem kontrolloni motin gjithë kohës. Situata mund të ndryshojë,” paralajmëron meteorologu stuhinë e fuqishme.

Stuhia e fuqishme vjen me temperatura të larta

Zyra meteorologjike ka konstatue se era të forta kanë me fry nesër në mbramje deri të Martën në drekë.

Për shkak të natyrës ‘tropikale’, stuhia ka me shkue me temperatura mbi 30 gradë celsius mbas fundjavës.

Të Hanën në mbramje pritet që stuhia me goditë ishullin me shira të randueme dhe erë të fuqishme.

Situata mendohet se ka me u qetësue të Martën në mëngjes.

 

Shperndaje në: