Policia jep detaje për 29-vjeçarin e vramë në Istog


Dje rreth orës 15:05, në fshatin Dubravë të Istogut asht gjet i vramë nji 29 vjeçar.

“Më 14.09.2018 rreth orës 15:05 është informuar  për një rast në fshatin Dubravë të Istogut. Me të dalë në vendin e ngjarjes është parë një person i shtrirë në tokë. Aty është ftuar edhe ekipi mjekësor që ka konstatuar se personi është pa shenja jete.”, ka thanë për Klan Kosova, zadhanësi i Policisë së Pejës, Driton Rugova.

“Pas punës intensive edhe në bashkëpunim me prokurorin rasti cilësohet si ‘vrasje e rëndë’. Trupi i pajetë i viktimës është identifikuar nga familjarët dhe më pas është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore”.

“Lidhur me rastin janë duke u bërë hetime në disa pista, por që për këtë është ende herët të thuhet diçka”.

Shperndaje në: