Era rrxon gjithçka në Hong Kong, shihni skenat si në filma (video)


‘Super-tajfuni’ Mangkhut, mbas Filipineve, ku mori 28 jetë, arriti në jug të Kinës dhe Hong Kongut.

Ernat fryjnë deri në 189 kilometra në orë dhe pritet shi i madh.

Ma s’paku 111 njerëz kërkuen ndihmë mjekësore në spitalet e Hong Kongut, njoftoi Radio Televizioni i Hong Kongut (RTHK), simbas TASS.

“Era arriti një shpejtësi prej 189 kilometrash në orë, duke rrëzuar vinçat e mëdhenj, skelet, pemët dhe shenjat e trafikut”, njofton RTHK.

Banorët e frigësuem të Kinës jugore janë bllokue në ndërtesa dhe nji erë e fortë shkatërroi fasadat e ndërtesave, tue shkaktue përmbytje dhe rrokullisjen e automjeteve.

Trafiku asht ndërpre, qinda fluturime janë anulue, dhe në shumë vendbanime nuk ka energji elektrike.

Për Hong Kongun dhe Makaon, numri i alarmit 10 asht niveli ma i naltë i mundshëm i tajfunit.

 

Shperndaje në: