Hoxhaj: Këtë vit përparësi asht dialogu, jo zgjedhjet e reja

Enver Hoxhaj

Zavendëskryeministri Enver Hoxhaj ka vlerësue se aktualisht në Kosovë gjanat nuk janë tue shkue në drejtimin e duhun.

Ai ka thanë se për këtë përgjegjësinë e mbajnë pozita dhe opozita.

Në këtë intervistë për gazetën Epoka e re, Hoxhaj ka thanë se partnerët  e koalicionit dhe opozita duhet me përfundue procesin e shtetndërtimit dhe kompletimin e sovranitetit të Kosovës.

Ai ka ba me dije se asht koha e fundit për arritjen e konsensusit politik për dialogun, tue ba thirrje që elita politike me u sillë me përgjegjësi shtetnore.

Hoxhaj, ka vlerësue se këtë vit përparësi duhet me pasë dialogu e jo zgjedhjet e reja.

Simbas tij, përderisa Kosova asht në proces të dialogut nuk duhet me pasë zgjedhje.

Zëvendëskryeministri ka thanë se nuk ka me u lejue që Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe me pasë karakter ekzekutiv dhe territorial.

Shperndaje në: