Mustafa i përmend zgjedhjet, e ‘godet’ fort qeverisjen e Haradinajt!

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa mbas mbledhjes së kryesisë së këtij subjekti ka thanë se LDK ka me mbështetë ligjin për formimin e Ushtrisë së Kosovës.

“Ju shpreh gatishmërinë e LDK-së dhe ju siguroj se LDK do ta përkrah ligjin për Ushtrinë e Kosovës në momentin që vjen për votim në Kuvend”, ka thanë Mustafa.

Ai ka ripërsërit kërkesën e LDK’s për zgjedhje, tue thanë se vendi asht tue u keqqeveris nga Qeveria ‘Haradinaj’.

“Do të bashkëpunojmë me partitë opozitare por edhe me partitë në pozitë që sa më shpejt të shkojmë në zgjedhje. Ju sigroj nuk është kërkesë e jonë për të shkuar të zgjedhje të reja, si kërkesë se ne me çdo kusht duam ta rrëzojmë qeverinë aktuale dhe LDK të vije në krye të pushtetit, por jemi të vetëdijshëm që ky vend po qeveriset keq, nuk kemi ponteciale për të zhvilluar dialog me Serbinë sepse kemi të bëjmë me qeveri të pakicës”, ka thanë Mustafa.

Mustafa ka thanë se pozita duhet me qenë ma e interesueme se opozita që me shkue në zgjedhje sepse simbas tij pozita po banë gabime të mëdha dhe opozita ka ardhë në nji situatë që nuk po ka kujt me i ba opozitë mbasi që pozita nuk po funkcionon.

Kryetari i LDK’s, ka thanë se vendi ka nevojë me u qeverisë mirë.

Mustafa ka shtue se LDK asht kundër korrigjimit të kufijve, dhe se Serbia duhet me na pranue fillimisht si shtet me këta kufij që i kemi e pastaj mundet me shikue mundësinë e korrigjimit.

Shperndaje në: