Tentim vrasje në mes të Prizrenit: Nga kerri gjuhet me armë

Mbramë rreth orës 22:15 në nji nga rrugët e Prizrenit nji person ka nxjerrë armën nga kerri dhe ka gjuejt në drejtim të disa personave.

Policia thotë se kanë gjetë identitetin e të dyshuemit, që ka iniciale D.S, i cili po vazhdon të jetë në arrati.

Policia thotë se i dyshuemi nga kerri ka nxjerr armën dhe ka gjuejt në drejtim të nji grupi që ndodhej në rrugë, mirëpo asnji nga ta nuk asht plagosë.

“Rreth orës 22:15, në rrugën “Agim Shala” në Prizren ka ndodhur një tentativë për vrasje. Pas hetimeve fillestare, ekziston dyshimi i bazuar se i dyshuari D.S. nga vetura, ku ishte edhe me disa persona tjerë, ka shtënë me armë zjarri të llojit të panjohur në drejtim të viktimave, por për fat plumbi e ka goditur xhamin dhe frigoriferin e një dyqani”, thonë Policia rajonale e Prizrenit.

Ndërkohë, simbas Policisë, në vendin e ngjarjes asht gjetë nji predhë e fishekut e nji lloji të panjoftun, e cila tash do të përdoret si provë.

Sidoqoftë, Policia thotë se po punon për me ra në gjurmë të D.S, për ta arrestue si të dyshuem për tentim vrasje

Shperndaje në: