Le Pen detyrohet me ba teste psikiatrike në Francë

Nji gjykatë franceze ka urdhnue kreun e ekstremit të djathtë Marine Le Pen me ju nënshtrue testeve psikiatrike, si pjesë e nji hetimi mbi imazhet me përmbajtje dhune të fortë që Le Pen ka publikue në rrjetet sociale, në lidhje me krimet e grupeve të Shtetit Islamik.

“Është për t’u shokuar, tashmë jetojmë në një regjim që ka nisur të na fusë frikën! Mendoja se kisha të drejtën e lirisë së shprehjes, por jo! Drejtësia do të më nënshtrojë në teste psikiatrie, sepse në postimet e mia në Twitter kam denoncuar horroret e ISIS-it”

Raste të këtilla nuk janë të reja për Le Pen.

Më 16 Dhetor të vitit 2015, në fakt, kishte postue në Twitter foto ekzekutimesh makabër të kryeme nga islamistë të ISIS.

Kjo, vetëm për t’ju përgjigj gazetarit Jean-Jacques Bourdin, i akuzuem nga Le Pen për paralelizmin që ban gazetari mes fondamentalizmit të ISIS dhe Frontit Nacional.

Asokohe, gjykata e Nanterre menjiherë hapi nji kërkesë me akuzën e shpërndamjeve të imazheve të dhunshme nga Le Pen.

Shperndaje në: