Lumezi: Asnji nga 20 mijë emnat e publikuem s’janë të dyshuem

lumeziii

Asnji nga 20 mijë emnat e publikuem si veteran të rrejshëm nuk janë tue u hetue nga Prokuroria e Shtetit.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka pohue se secili prej këtyne 20 mijë personave, emnat e të cilëve u publikuen ditë ma parë, në nji farë mënyre kanë kontribue për luftë, por shton se të njajtit kanë mujt mos me i plotësue kriteret për me fitue statusin e veteranit të UÇK’s.

Në anën tjetër njohës të çashtjeve të drejtësisë e shohin të domosdoshme nji rishikim të aplikacioneve nga nji komision i ri qeveritar.

Shperndaje në: