60 përqind e të rijve priten me lanë Kosovën mbas liberalizimit

Rreth 60 përqind e të rijve kosovarë priten me lanë Kosovën mbas liberalizimit të vizave për të kërkue nji jetë ma të mirë në vendet perëndimore.

Kështu asht thanë në tryezën e organizueme nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë “Disponueshmëria e fuqisë punëtore në Kosovë”.

Kryetari i Bordit të Odës Ekonomike Amerikane, Ilir Ibrahimi, ka thanë se në bazë të statistikave papunësia në Kosovë asht rreth 30 përqind, mirëpo simbas tij, në anën tjetër ka mungesë të punëtorëve të kualifikuem në profile të ndryshme.

Lah Nitaj, Drejtor i Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve ka thanë se tash mbas 10 vjeteve të Kosovës shtet, nuk munden me u ankue për mungesë të legjislacionit, por ka mungesë të profileve dhe cilësi të arsimit.

Shperndaje në: