Delawie: Kosova e Serbia t’arrijnë marrëveshje të qëndrueshme

Ambasadori amerikan Greg Delawie tha se nuk pajtohet se dialogu asht zhduk nga fokusi i publikut dhe se ka shumë diskutime rreth dialogut.

“Nuk është diskutim krejtësisht i frytshëm, por sigurisht që ka shumë dyshime në publik për këtë.

Unë ende mendoj se është shumë e rëndësishme për Kosovën dhe Serbinë të gjejnë një lloj marrëveshje të paqes, për të arritur normalizimin për të cilin ne të gjithë kemi folur.

Mendoj se bisedat që kanë ndodhur midis presidentit Thaçi dhe presidentit Vuçiç janë shumë të rëndësishme”, tha Delawie në intervistën për KosSev.

Shperndaje në: