Dieta me çokollatë, venë të kuqe dhe birra ju ndihmon me jetue ma gjatë

Asht ba e zakonshme me pa se aktivitetet e ndryshme i zvogëlojnë rreziqet e vdekjes së parakohshme, siç asht gjumi i mirë gjatë vikendit apo konsumimi i tri kafeve në ditë.

Sidoqoftë, tash nji studim i ri pohon se nji dietë antipezmatuese e cila përfshin çokollatë, venë të kuqe dhe birra mundet me qenë çelësi për nji jetë të gjatë.

Hulumtuesit polakë kanë krye nji studim me 70,000 persona, stilet e jetesës e të cilëve janë ekzaminue për nji periudhë 16-vjeçare.

Studimi, i cili asht publikue në ‘Journal of Internal Medicine’, ka krahasue shkallën e vdekshmënisë të atyne që kanë ndjek nji dietë antipezmatuese dhe atyne që nuk e kanë ba të njajtën gja.

Ekipi ka konstatue se ata të grupit të parë, pra ata të cilët hanë rregullisht pemë, perime, çaj, kafe, arra, çokollata dhe sasi të moderueme të venës së kuqe e birrave, kanë 18% rrezik ma të ulët të vdekjes nga cilido shkaktar.

Veç kësaj, ata kanë 20% rrezik ma të ulët të smundjeve kardiovaskulare dhe 13% rrezik të reduktuem e vdekjes nga kanceri.

Shperndaje në: