Ky asht mesazhi interesant i Delawie’s për liderët e vendit!

Ambasadori në largim i Shteteve të Bashkueme të Amerikës, Greg Delawie, në njanin ndër fjalimet e fundit në këtë pozitë, porositi liderët dhe qytetarët e Kosovës me u angazhue në arritjen e synimeve të vendit.

Delawie, në nji ceremoni lamtumirëse të organizueme nga Presidenti Hashim Thaçi, tha se nëse 10 vjetet e para ishin për krijimin e institucioneve, dekada e ardhshme duhet me qenë për fuqizimin e institucioneve.

“Kemi punuar në mënyrë produktive së bashku gjatë tri viteve të fundit në të mirë e në të keq, por po largohem me shpresë sepse e di që qytetarët e këtij vendi kanë potencial për të siguruar progresin e Kosovës drejt kapitullit të ardhshëm. Por ky progres varet nga ta”, tha ambasadori Delawie.

“Institucionet e drejtësisë ngadalë po e ndërtojnë besimin te qytetarët dhe njerëzit duan të shohin që politika nuk ndërhyn në drejtësi”, shtoi ai.

 

Shperndaje në: