Kocijancic reagon ndaj idese se Haradinajt me i heq kufijte me Shqipnine

Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj, deklaroi se me naten e Vitit te Ri 2019, Kosova dhe Shqipnia s’kane me pase ma kufij mes veti.

Ne kete deklarate te tij reagoi drejtori per Kosove dhe Metohi ne Beograd, Marko Djuric. Ai ju drejtue Brukselit me nji kerkese qe te sqarohen dhe deklarohen ndaj idese se “heqjes se kufijve mes Kosoves dhe Shqipnise”.

Si njofton Tanjug, ne kerkesen e Djuric asht pergjegje portparoli Maja Kocijancic.

“Edhe Kosova edhe Shqipnija jane obligue me i udheheq ne menyre korekte kufijte dhe kalimet kufitare, tue i respektue te gjitha kushtet qe dalin nga Marreveshja e BE per Stabilizim dhe Asocim. Na presim qe ata kane me veprue ne harmoni me ato kushte”, ka thane Kocijancic.

Kocijancic fton qe ne momentin kur dy presidentat e dy vendeve, Thaçi dhe Vucic, po vazhdojne punen ne kuader te dialogut, “asht me shume randesi me i evitue te gjitha deklaratat ose akcionet provokuese, ose qe tingellojne si provokim”.

Shperndaje në: