Historike, për herë të parë nji grue jep lajmet në Arabinë Saudite! (video)

Nji gazetare në Arabinë Saudite asht ba grueja e parë që ka drejtue nji buletin kryesor lajmesh në kanalin televiziv shtetnor të vendit.

Weam Al Dakheel ‘bani histori’ mbasi bashkë-prezentoi buletinin e lajmeve në Al Saudiya të Ejtes, bashkë me nji koleg mashkull.

Gazetarja ka marrë lavdime në mediat sociale, ku përdoruesit e Twitter kanë përshëndetë punën e saj dhe vnuen në dukje se pamja e saj shejoi nji pikë kthese në mbretninë thellësisht konservatore.

Zona Al Dakheel ka punue ma parë si reportere për CNBC arab dhe si prezentuese për Al-Arab News Channel me qendër në Bahrein.

Al Saudiya, i njoftun ma parë si kanali televiziv saudit, drejtohet nga shteti dhe administrohet nga Ministria e Kulturës dhe Informacionit.

Shperndaje në: