Scott: T’u japim palëve hapsinë me arritë marrëveshje

Ambasadori amerikan në Beograd, Kyle Scott, ka fol edhe njiherë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, qëndrimin e SHBA’ve në këtë proces, si dhe përfshimjen e mundshme në negociata.

Në nji intervistë të dhanë për ‘FoNet’, Scott ka thanë se gjatë tre muejve të fundit asht vërejt njo momentum i mirë në negociata, dhe se nuk duhet me lejue që nji deklaratë e dikujt me shkaktue “daljen nga rruga kryesore”, e cila dërgon te qëllimi përfundimtar.

Scott po ashtu rikujtoi se bisedimet në nivelin teknik kanë lëviz në nji fazë shumë ma komplekse, andaj siç thotë ai, nuk mundet me pasë marrëveshje përderisa dialogu asht i ndërpremë.

Ai foli edhe për përfshimjen e SHBA’ve në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit ku tha se Amerika nuk asht direkt e involvueme në këtë proces.

“Ne nuk jemi të involvuar direkt në negociata, mirëpo gjithësesi ne fokusohemi në arritjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme mes Kosovoës dhe Serbisë. Ka ide për këtë marëveshje, disa edhe mund të jetë të suksesshme e disa jo, por në opinionin tonë është e rëndësishme që t’i jipet hapësirë liderëve të Kosovës dhe Serbisë që të bisedojnë, të jenë fleksibilë dhe kreativ, në mënyrë që marrëveshja të jetë e pranueshme për qytetarët e të dyja vendeve”, ka thanë ma tutje ai.

Shperndaje në: