Zyrtarja e DASH: Shqipni-SHBA, partneritet i fortë ushtarak

Krye Zv.Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çashtjet Europiane dhe Euroaziatike, Elisabeth Millard nënvizoi partneritetin e fortë ushtarak ndërmjet Shteteve të Bashkueme dhe Shqipërisë.

Ajo vizitoi nji stërvitje me forcat shqiptare mbi asgjësimin e pajisjeve shpërthyese, të drejtueme nga Forca Ajrore Europiane e Shteteve të Bashkueme dhe Garda Kombëtare Ajrore e New Jersey.

Millard shprehu po ashtu vlerësimin për kontributin e ushtrisë shqiptare në operacionet e koalicionit në Afganistan, si dhe operacione të tjera të Shteteve të Bashkueme, Bashkimit Europian dhe NATO’s.

 

Shperndaje në: