LDK s’ndryshon qëndrim: Vendi me shkue sa ma shpejtë në zgjedhje

Mbas takimit të grupit parlamentar dhe kryesisë së LDK’s me kryetarin e saj Isa Mustafa, kjo parti ka lëshue nji komunikatë ku ka tregue se çka asht bisedue në këtë takim.

LDK në këtë takim ka diskutue për çashtjen e dialogut Kosovë – Serbi, ku me këtë rast ka formue nji grup punues për Platformën e dialogut “e cila jep korniza të qarta se si duhet me vazhdue me dialog”.

Po ashtu në këtë takim asht formue nji grup punues i cili ka me punue rreth platformës zgjedhore.

LDK thotë se asht e përkushtueme me shkue vendi sa ma shpejtë në zgjedhje.

“LDK-ja mbetet e përkushtuar që vendi të shkojë sa më shpejtë në zgjedhje dhe të përmbushen të gjitha interesat e qytetarëve të Kosovës”, thuhet ndër te tjera në njoftimin kësaj partie.

Shperndaje në: