Kitarovic takon Thaçin: Ky asht vlerësimi i saj për kufijtë

thacikitarovic

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takue në New York të SHBA’ve, Presidenten e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic.

Në këtë takim, siç raporton Vecernji.hr, mes Thaçit dhe Kitarovic asht disktuue edhe për të shumëpërfolunin ndryshim të kufijve në Ballkan, përcjell Klan Kosova.

“Ishte interesant takimi me Presidentin e Kosovës, Thaçi rreth marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës dhe asaj që është dëgjuar së fundmi – ndryshimit të mundshëm të territoreve”, asht shpreh Kitarovic.

“Ne jemi tejet të kujdesshëm dhe kemi përcjell argumentet tona se fakti i principeve të Komisionit të Badinterit rreth kufijve territorial në ish Jugosllavi duhet të mbetet i gdhendur në gurë”, ka shtue ajo.

Shperndaje në: