Qe çka i thotë Presidentja kroate Thaçit lidhun me kufijt

Kryetarja kroate asht takue edhe me sekretarin e përgjithshëm të OKB’s, Antonio Guterres, me të cilin ka të përbashkët “shqetësimin rreth gjendjes në Europën Juglindore në prag të proceseve të randësishme…”

Kryetarja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarovic, ka deklarue mbas takimit me kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçi, në New York, me të cilin ka bisedue rreth dialogut ndërmjet Kosovës e Serbisë, se Thaçit ia ka përkujtue parimin e komisionit të Badinterit se “kufijt në territorin e ish-Jugosllavisë duhen me mbetë të gdhendun në gur”.

“Ishte interesante të bisedohet me kryetarin e Kosovës Thaçi për marrëdhaniet e Beogradit e Prishtinës dhe rreth kësaj të fundit që po ndigjohet rreth këmbimit të territoreve. Na jemi tepër të kujdesshëm në këtë dhe ia përcolla argumentet tona përkatësisht qëndrimin dhe faktin se parim i komisionit të Badinterit asht se kufijt në territorin e ish-Jugosllavisë duhen me mbetë të gdhendun në gurë”, ka thanë kryetarja kroate, transmeton agjencia kroate e lajmeve Hina.

Shperndaje në: