Abazi: Merkel dhe May janë kundër idesë së Thaçit për korrigjim të kufijve (video)

Haki Abazi

Analisti Haki Abazi ka theksue se ai ka me marrë pjesë në protestën e 29 Shtatorit e cila ka me u mbajtë në Prishtinë, në cilën simbas tij, janë nji mori arsyesh se pse ka me u protestue.

Ai në nji intervistë për Telegrafin ka theksue se Kosova, në pajtim të përgjithshëm, asht para nji eksperimenti shumë të rrezikshëm.

“Ka një konkluzion që Kosova është para një rreziku të eksperimentimit  që po tenton ta bëjë Hashim Thaçi përmes lëvizjes së kufijve, e që e rrezikon kushtetutshmërinë e vendit dhe mund të ketë pasoja katastrofike për vendin në 50 vitet e ardhshme”, ka shtue Abazi.

Ai ma tutje ka thanë se përveç qytetarëve edhe miqtë e mëdhaj të Kosovës, siç janë Kancelarja Merkel dhe kryeministrja Theresa May janë kundër prekjes së kufijve në Ballkan, gja të cilën po e shtyn përpara Hashim Thaçi.

Abazi ka fol edhe për domosdoshmëninë që opozita kosovare me u bashkue, në kundërshtimin që duhet ba simbas tij, në raport më keqqeverisjen dhe rrezikun që po i kanoset vendit tani.

Shperndaje në: