Shënohet Dita Botnore e Turizmit

27 Shtatori asht datë e cila asht zgjedh për me përkue me nji moment të randësishëm në turizmin botnor, përvjetorin e miratimit të Statutit të Turizmit Botnor, 27 Shtator 1970.

Organizata Botnore për Turizëm e Kombeve të Bashkueme (UNWTO) asht agjencia e Kombeve të Bashkueme e cila asht përgjegjëse për promovimin e turizmit me qasje të besueshme, të qëndrueshme dhe universale.

Kjo asht organizata kryesore ndërkombëtare në fushën e turizmit, e cila promovon turizmin si nji faktor të randësishëm për rritjen ekonomike, zhvillim gjithëpërfshimës dhe qëndrueshmëninë e mjedisit dhe ofron udhëheqje dhe mbështetje për sektorin në avancimin e njohunive dhe politikat e turizmit në të gjithë botën.

Shperndaje në: