Britania nxjerr emnin e oficerit që helmoi Skripalët, u dekorue nga Putin (foto)

Nji nga dy personat e akuzuem si autor i sulmit me helm ndaj nji ish-agjenti rus në Angli asht identifikue si nji kolonel i shërbimit sekret rus, GRU.

Ai ka marrë nji nga titujt ma të naltë të nderit për shërbimet në Çeçeni dhe Ukrainë, raporton Daily Mail.

Ai quhet Anatoliy Vladimirovich Chepiga, 39 vjet.

Zbulimi asht ba nga mediat britanike dhe duket se nxjerr bllof deklarimet e Rusisë se personat e akuzuem për sulmin ndaj Skripalëve janë qytetarë të zakonshëm.

Anglia ka deklarue se sulmi ndaj Sergei Skripal dhe të bijës ka qenë i qëllimshëm.

Ngjarja acaroi ndjeshëm marredhaniet mes dy vendeve.

Para pak javësh, policia britanike publikoi identitetin e personave të përfshimë në sulm.

Shperndaje në: