Arifi: Ai i cili ban lojë me neve, nuk i njeh mirë preshevarët!

shqiprim arifi

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thanë se asht momenti i fundit që edhe njiherë me u tematizue kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, të cilët dëshirojnë me u bashkue me Kosovën.

Në emisionin n’SHESH, Arifi ka thanë se kushti i tyne për realizimin e kësaj kërkese asht mos me u cenue integriteti territorial i Kosovës.

“Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë”, ka thanë Arifi.

Ai ka thanë gjithashtu se nuk pretendon me fitue zgjedhje tue luejt me kufij.

“Ai i cili ban lojë me neve për këtë çashtje, nuk i njeh mirë preshevarët” ka thanë Arifi.

Shperndaje në: