Kryetari i Preshevës: Kush luen me neve nuk i njeh mirë preshevarët

shqiprim arifi

Kryetari i Preshevës, Shqipërim Arifi, ka thanë se asht momenti i fundit që edhe nji herë të tematizohet kërkesa e shqiptarëve të Preshevës, të cilët dëshirojnë me u bashkue me Kosovën.

Në emisionin n’SHESH, Arifi ka thanë se kushti i tyne për realizimin e kësaj kërkese asht që të mos cenohet integriteti territorial i Kosovës.

Për serbët në veri të Kosovës bisedohet sikur ata janë i vetmi minoritet në Ballkan, përderisa askush nuk merret me shqiptarët që jetojnë në Preshevë, ka thanë Arifi.

Ai ka thanë gjithashtu se nuk pretendon me fitue zgjedhje tue luejt me kufij.

“Ai i cili bën lojë me neve për këtë çështje, nuk i njeh mirë preshevarët”, ka thanë Arifi.

Shperndaje në: