Thaçi: Nëse partitë s’bashkohen, rrezikohet liberalizimi i vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka mbajt nji konferencë për media, mbas kthimit nga Shtetet e Bashkueme të Amerikës.

Ai në fjalën e tij, tha se liberalizimi i vizave rrezikon me u shty deri në vitin 2020.

“Çështje jetike është liberalizimi i vizave, kjo do të jetë arritje e madhe për vendin. Nuk ka dhe nuk duhet të ketë dallime mes qeverisë dhe opozitës për sigurimin e kësaj të drejte. Të flasim me një zë që sa më parë të liberalizimin e vizat për disa muaj”.

“Kemi marrë porosi shumë të qartë, nëse ne si institucione pa dallim dëshmojë se kemi përmbushur kriteret. Mund të rrezikohet që procesi të shtyhet deri në vitin 2020. Të gjithë të jemi mbi interesat partiake, personale, pa dallime”.

“Liberalizimi ndodh për të gjithë qytetarët, ky proces është në duar tona. Mos të krijojmë konfuzion në takimit e përbashkëtat përballë përfaqësuesve të BE-së, askush nuk guxon të rrezikoj këtë proces. Ky proces do të mbetet meritë e të gjithëve”.

Shperndaje në: