Hapen kutitë, nis votimi për emnin e Maqedonisë

Në orën 7:00 janë hap zyrtarisht kutitë e votimit për referendumin për çashtjen e emnit të shtetit, të cilat kanë me qenë të hapuna deri në orën 19:00.

Të drejtë vote kanë 1.806.336 votues, të regjistruem në Listën Zgjedhore.

Komisioni Shtetnor Zgjedhor ka akreditue 11.907 vëzhgues vendor, 493 vëzhgues dhe 194 përkthyes të huej.

Përveç vëzhguesve dhe gazetarëve vendor, KSHZ njoftoi se ka akreditue edhe 83 gazetarë nga 32 media ndërkombëtare, ndërsa shumë te tjerë janë refuzue mbasi kanë aplikue jashtë afatit ligjor.

Nga organizatat vendore, referendumin ka me vëzhgue Shoqata për iniciativa dhe politika qytetare, Lidhja e Shoqatave të qytetarëve “Platforma maqedonase kundër varfnisë”, OJQ MOST, Qendra për liri CIVIL, Lenka, Shoqata për afirmimin e vlerave humane dhe integrim të rinisë Mak Sonce, Shoqata Qendra nacionale rome, Lëvizja europiane për Qytetin e Shkupit, Shoqata Inkluziv dhe Instituti për strategji ekonomike dhe marrëdhanie ndërkombëtare Ohër.

Shperndaje në: