Ronaldo akuzat për dhunim seksual i quen ‘fake news’

Cristiano Ronaldo mohon akuzat per dhunim seksual dhe i cileson si ‘lajme te rreme’, mbasi nji grua amerikane e akuzoi yllin e futbollit se e kishte dhunue seksualisht ne vitin 2009. 

Permes nji video n’Instagram, Ronaldo thote: ‘Keta njerez done me promovue veten tue e perdore emnin tem dhe asht normale’. 

Kurse, avokatet e Ronaldo’s thane se ata kane me padite revisten gjermane ‘Der Spiegel’, e cila raportoi fillimisht keto akuza. 

‘Der Spiegel’ shkroi se Kathryn Mayorga pohon se Ronaldo e kishte dhunue ne nji dhome hoteli ne Las Vegas dhe se e kishte deklarue dhunimin ne polici menjihere. 

Mirepo, ajo ne vitin 2010 arriti marreveshje jashte gjyqit permes pageses prej 375 mije dollareve qe kurre mos me dale n’publik me keto akuza. 

Kurse, avokati i Ronaldo’s, Christian Schertz thote se shkrimi ne revisten gjermane asht krejtesisht i paligjshem. 

Cristiano Ronaldo iu bashkue ekipit italian Juventus per 99.2 milion funta ne fillim te vitit dhe mbetet nji nder futbollistat ma te medhej te te gjitha kohnave. 

/bbc/

Shperndaje në: