James Allison dhe Tasuku Honjo nderohen me Nobel për Mjekësi

James Allison dhe Tasuku Honjo janë nderue me Çmimin Nobel për Fiziologji apo Mjekësisë, për zbulimet që çuen në zhvillime qenësore në terapinë për trajtimin e kancerit.

“Allison dhe Honjo kanë tregue se si strategji të ndryshme për frenimin e ndalesave të sistemit imunitar mund të përdoren në tretmanet për kancer” asht thanë në ceremoninë e ndamjes së çmimit prestigjioz.

Dyshja janë përfitues të nji milionë dollarëve.

Çmimi për mjekësi asht i pari nga Çmimet Nobel që ndahet çdo vjet. Çmimi për fizikë pritet me u ba i ditun ditën e Martë, mandej edhe për kimi.

Fituesi i Çmimit Nobel për Paqe ka me u ba i ditun ditën e Premte.

Ndërsa, çmimi për letërsi nuk do të ndahet këtë vit, mbasi trupi udhëheqës asht goditë nga nji skandal për sjellje të këqija seksuale.

Shperndaje në: