Vjen edhe reagimi rus për shkuemjen e ROSU në veri

Vizita e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në Liqenin e Ujmanit si dhe prania e Njisive Speciale në atë pjesë kanë shkaktue edhe reagimin e shtetit rus.

Gjatë ditës së djeshme, Presidenti serb, Aleksandar Vucic deklaroi se ka m kërkue edhe ndihmën e Moskës në lidhje me zhvillimet e fundit.

E sot, zadhanësja e Ministrisë së Jashtme ruse, Maria Zakharova, deklaroi se veprimet e tilla të Prishtinës simbas saj janë provokime dhe shkelje e marrëveshjeve të arrituna në Bruksel.

“Demonstrimet e fundit me praninë e Njësive Speciale në regjionet e banuara me shumicë serbe më 29 shtator në kundërshtim me marrëveshjes mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel,  janë thjeshtë provokime në drejtim të serbëve të Kosovës dhe presion mbi Serbinë”, ka thanë Zakharova të Hanën.

Shperndaje në: