Keni probleme me erën e keqe të kambëve? Qe zgjidhja

Era e keqe e kambëve asht nji gjendje e zakonshme që ndodh për arsye mjekësore.

Nji ndër shkaqet e erës së keqe asht djersa, e cila shkakton rritjen e baktereve në lëkurë.

Këto baktere shkaktojnë erë të keqe.

Infekcionet e kërpudhave munden me çue gjithashtu në bromodozë ose ndryshe era e keqe e kambës.

Lajmi i mirë asht se, bromodoza asht e shpejtë dhe e lehtë për me u trajtue.

Ma poshtë keni me lexue disa këshilla nga Living se qysh me eleminue erën e keqe të kambëve.

Mbajini këmbët pastër.

-Përdorni sapun dhe një furçë të butë për t’i larë këmbët një herë në ditë, minimumi.

-Lajini më mirë në mëngjes ose në mbrëmje para se të flini.

-Pastroni mirë mes gishtave, pasi aty shkaktohet dhe mban më shumë erë të keqe.

-Ndryshojini çorapet të paktën 1-2 herë në ditë.

-Ndërrojini përditë këpucët tuaja.

-Mos vishni çorape që thithin lagështirë.

-Shmangni këpucët që janë të ngushta ose mund të mbajnë lagështi.

-Merrni pak pambuk dhe alkool dhe pastroni këmbët tuaja çdo natë para se të flini.

-Lyejini këmbët tuaja edhe me kolonjën që përdorni për mjekrën ose deodorant.

-Lajini këmbët me sapunë antifungal, antibakterial.

-Për të larguar erën e keqe, përdorni listerinë ose uthull.

Shperndaje në: