Aksident tragjik në Gjakovë, 1 i vdekun e 4 të lënduem

Aksidenti

Nji aksident me fatalitet ka ndodh gjatë ditës së sotme në fshatin Bec të Gjakovës.

Ku si pasojë e këtij aksidenti nji person ka vdek kurse katër të tjerë kanë mbet të lënduem.

Rastin e ka konfirmue për Indeksonline edhe Policia Rajonale e Gjakovës.

Zyrtarja për informim e këtij rajoni, Lirije Podrimaj ka thanë se në vendin e ngjarjes kanë pa automjetin e tipit ‘Golf 2’, ku mbrenda tij kanë qenë pesë persona.

Simbas saj, mbas daljes së mjekut kujdestar në vendin e ngjarjes, ngasësi asht gjet pa sheja jete.

Ma tutje, Podrimaj thotë se katër personat e tjerë janë dërgue në Spitalin Rajonal ‘Isa Grezda’ në Gjakovë, të cilët janë jashtë rrezikut për jetë.

Mësohet se viktima asht E.I, i lindun më  1999, (19 vjet).

Podrimaj ka shtue se me urdhën të prokurorit dhe me kërkesë të familjarëve, trupi i pajetë i asht dorëzue familjes dhe nuk asht dorëzue në autopsi.

Shperndaje në: