Vucic shkon te Putini, derdh lot ‘krokodilli’ për Kosovën

vucic-putin

Presidenti serb, Aleksandar Vucic ka arritë dje në Moskë, ndërkaq që sot ka me u takue me homologun e tij rus, Vladimir Putin.

Temë diskutimi e këtij takimi pritet me qenë edhe Kosova.

Mbas vizitës së Presidentit Thaçi në Ujman dhe pranisë së Njisisë Speciale atje, Presidenti serb kishte thanë se ka me kërkue edhe ndihmën e Rusisë.

E në lidhje me kërkesën e tij ka reague dje edhe Sekretari i presidencës ruse, Dmitry Peskov.

Ai ka thanë se vizita e Vucic’it në Rusi nuk lidhet vetëm me ngjarjet e fundit në veri të Kosovës dhe se nji vizitë e tillë asht paralajmërue shumë kohë ma parë.

I njajti, në lidhje me kërkesën e Vucic’it kishte thanë se kishte me qenë e nxitueme me folë nëse Rusia ka me i dalë në ndihmë apo jo.

Shperndaje në: